Lazio arrin akordin final me sulmuesin shqiptar, mungojnë dy detaje
Lazio është në detajet e fundit për transferimin e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Sipas gazetës “Correre dello Sport”, Tare ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Fenerbahces për shifrën e 16 milionë eurove, plus 2 bonuse.
Për të përfunduar marrëveshjen, duhet që drejtuesi i bardhekaltërve të bëjë dy lëvizje të tjera. Së pari duhet të shitet Caicedo dhe së dyti duhet parë modaliteti i pagës së vlerës së Muriqit.
Lazio synon që të mos japë 16 milionë euro menjëherë, por ta paguajë këtë shifër në 3 këste. /R.Lika-Koha Jone/