Lazio befason Juven në fundin e pjesës së parë, shënon Pedro

Pjesa e parë e sfidës mes Juventusit dhe Lazios në “Allianz Stadium” është mbyllur me avantazhin minimal të bardhekaltërve, 0-1. Goli i Pedro-s në minutat shtesë të fraksionit të parë ka bërë diferencën deri në këtë moment.

Juventusi e nisi ndeshjen më mirë, duke marrë iniciativën dhe duke kërkuar kontrollin e lojës. Bardhezinjtë u mbështetën te cilësia e Kenan Yildiz dhe aksionet nga krahët, duke krijuar disa mundësi shënimi. Më pranë golit ishte Bremer, i cili në dy raste u ndal nga një Ivan Provedel në formë të shkëlqyer, me portierin e Lazios që u bë protagonist me një pritje spektakolare ndaj goditjes me kokë të mbrojtësit brazilian. Juventusit iu anulua gjithashtu një gol i Koopmeiners për pozicion jashtë loje të Thuram, i cili kishte penguar pamjen e portierit.

Nga ana tjetër, Lazio qëndroi gjithmonë në lojë dhe me kalimin e minutave u bë gjithnjë e më e rrezikshme. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 45’+2, kur një gabim i Locatellit i dha mundësinë Lazios të niste një kundërsulm të shpejtë. Aksioni u finalizua nga Pedro, i cili me një goditje të devijuar nga Bremer mposhti Di Gregorion, duke i dhënë Lazios avantazhin në momentin më delikat psikologjik të pjesës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Video e golit

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?