Lazio bën gati prishjen e kontratës me Elseid Hysaj
Elseid Hysaj nuk bën më pjesë në planet e Lazio-s për në sezonin e ri. Hysaj është lënë i lirë nga drejtuesit e klubit të largohet gjatë kësaj vere, pavarësisht se futbollisti kuqezi ka një kontratë të vlefshme deri në 2025. Drejtuesit e Lazio-s e kanë lënë të lirë, kjo për një arsye të thjeshtë, kërkojnë të kursejnë pagën e tij sezonale
Hysaj përfiton të Lazio 2,8 milionë euro në sezon. Agjenti i tij, Mario Guiffredi, zhvilloi një takim të martën me drejtuesit e klubit kryeqytetas, me këta të fundit që ia bënë të qartë edhe një herë vendimin e tyre.
Nëse Hysaj qëndron në kryeqytet do ta këtë të vështirë të gjejë hapësira pasi Lazio afroi gjatë verës Nuno Taveres.
KOHA JONË SONDAZH

