Lazio bën gati sulmin e radhës për Kumbullën, ja strategjia e Tares
Lazio është një nga skuadrat më aktive së fundmi për të afruar Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Kombëtares sonë ka përfunduar në listën e transferimeve të Igli Tares, i cili shihet si përforcimi perfekt për sezonin e ardhshëm.
Shumë klube kanë shfaqur interes për mbrojtësin, i cili pritet të jetë një nga shtyllat e kombëtares shqiptare në të ardhmen. Nga Napoli, Interi, madje edhe Chelsea janë interesuar për 20-vjeçarin, por Lazio duket se po tenton me të gjitha mënyrat për të bindur shqiptarin, nga një tjetër shqiptar, Igli Tare.
Por pengesa më e madhe tashmë duket se është skuadra e Veronës, i cili kërkon të përfitojë deri në 30 milionë euro për kartonin e lojtarit, i cili në fillim të sezonit ishte në fund të listës së lojtarëve më të paguar, shkruan “Gazzetta dello Sport”. Tare ndërkohë është gati të ofrojë vetëm 20 milionë euro për momentin, një shifër e ulët, pasi në janar Napoli u refuzua për shifrën e 25 milionë eurove.