Lazio bën gati sulmin final për Kumbullën, ja si është situata e mbrojtësit
Takimi i fundit të muajit qershor mes Lazios dhe Veronës, ka shërbyer për të hapur tratativat për transferimin e Marash Kumbullës. Skuadra bardhekaltër tashmë është gati për të mbyllur marrëveshjen paraprake të arritur.
Ekipi i Veronës po stërvitet në Formello para ndeshjes ndaj Romës, dhe ky fakt mund të shfrytëzohet nga presidenti Lotito dhe Igli Tare për të pasur një takim me futbollistin dhe me agjentin e tij.
Lazio shpreson që ta mbyllë transferimin e Kumbullës për 20 milionë euro plus kartonin e Andre Anderson, të cilin e vlerëson me 10 milionë euro. Problemi qëndron te fakti që Verona nuk e vlerëson në këtë shifër sulmuesin por 4-5 milionë euro, ndaj dhe kërkon një tjetër futbollist, Cristiano Lombardi.
Skuadra e Juric kërkon të paktën 30 milionë euro në total për futbollistin e kombëtares sonë. Lazio duhet të nxitojë nëse nuk dëshiron që Interi dhe Juventus të përgatisin sulmin e radhës për Kumbullën. /R.Lika-Koha Jone/