Lazio eliminon me një penallti Romën në Kupë, kalon në gjysmëfinale mes kaosit në fund (VIDEO)

Lazio shkon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë duke mundur 1-0 Romën në një përballje emocionuese. Skuadra e bardhekaltër tregoi durim dhe vendosmëri për të arritur fitoren, duke e gjetur rrugën e rrjetës në fillimin e pjesës së dytë me një gol të shënuar nga Zaccagni, pas një penalltie të shkaktuar me naivitet nga mbrojtja e Romës.

Lazio përfitoi nga ndihma e teknologjisë VAR, pasi gjyqtari Orsato fillimisht nuk kishte vënë re një ndërhyrje të gabuar. Megjithatë, pas rishikimit të situatës, vendimi u ndryshua dhe Lazio mori avantazhin.

Tensioni ishte i lartë në fundin e ndeshjes, teksa Pedro dhe Azmoun u ndëshkuan me karton të kuq, por rezultati mbeti i pandryshuar. Lazio kualifikohet në gjysmëfinale dhe do të përballet me fituesen e ndeshjes mes Juventus dhe Frosinone.

LAZIO-ROMA 1-0 | HIGHLIGHTS | 3 Red Cards in a Fierce Rome Derby | Coppa Italia Frecciarossa 2023/24

SHKARKO APP