Lazio fiton derbin ndaj Romës, vendos një gafë e Ibanez (VIDEO)

Lazio merr një fitore të madhe në derbin ndaj Romës. Skuadra e Sarrit mori një sukses minimal 1-0 ndaj ekipit të Mourinhos.

Dueli u vendos nga një gafë e rëndë e mbrojtësit Ibanez. Në minutën e 29-të, ai i dhuroi topin Felipe Anderson, i cili nuk fali brenda zonës duke konkretizuar rastin.

Roma u kundërpërgjigj menjëherë me Zaniolon, por talenti i Romës ishte i pafatë, pasi goditja e tij u stampua në traversë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati nuk ndrysu deri në fund, me Lazion që ngjitet në vendin e tretë me 27 pikë, ndërkohë që Roma mbetet e 5-ta me 25 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?