Lazio fitore dramatike në “San Siro”, Milani zhytet në krizë
Emocione dhe spektakël në “San Siro”. Lazio merr një fitore të madhe në “frymën e fundit” ndaj Milanit, duke i dhënë goditjen përfundimtare shpresave të kuqezinjve për një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm.
Bardhekaltrit fituan 2-1 në një ndeshje që i dha të gjitha. Zaccagni zhbllokoi sfidën në minutën e 28-të. Milani u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por Pavlovic ua ndërlikoi dhe më shumë pas ndëshkimit me karton të kuq në minutën e 67-të.
Gjithsesi Milani do të barazonte me Chukëueze, i cili shënoi me një goditje me kokë. Në sekondat e fundit të shtesës së ndeshjes, Lazio fitoi një penallti që u kthye në gol nga Pedro. Lazio shkon momentalisht në vendin e katërt me 50 pikë, ndërkohë që Milan mbetet në vendin e 9-të me 41 pikë./R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

