Lazio gati të “blindojë” Inzaghin, i ofron një kontratë të re

Simeone Inzaghi është arkitekti i një Lazio që këtë sezon ka shkuar përtej pritshmërive, duke rivalizuar Juventusin për titullin kampion. Përveç punës së shkëlqyer të Tares në merkato, një meritë e madhe për rritjen e futbollistëve shkon për strategun italian.

Duke parë interesimin e shumë skuadrave nga PSG apo edhe Barcelona, drejtuesit e ekipit bardhekaltër, po mendojnë një plan për ta mbajtur. presidenti i bardhekaltërve Claudio Lotito nuk ka ndërmend të privohet nga Inzaghi dhe ka fiksuar një takim me të në fund të muajit prill, për t’i ofruar një rinovim të kontratës për të paktën edhe 3 vitet e ardhshme.

Numri 1 i Lazios kërkon të “blindojë” teknikun italian dhe është gati t’i përmirësojë ndjeshëm edhe pagën, deri në shifrën e 3 milionë eurove në sezon, për ta bindur të firmosë kontratën e re me klubin. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP