Lazio heq dorë nga Elseid Hysaj, mbrojtësi drejt transferimit te …
Elseid Hysaj do të largohet nga Lazio në merkaton e janarit. Sipas shtypit italian është vetë presidenti i Lacios ai që ka hapur dritën jeshile të largimit të shqiptarit nga kryeqyteti.
Mësohet se Claudio Lotito u ka bërë me dije drejtuesve të Lazios që të nisin negociatat për largimin e Hysajt edhe nëse pretendentet nuk do të ofrojnë para për kartonin e tij. Klubi bardhekaltër është i gatshme që të privohet prej shërbimeve të shqiptarit nëpërmjet formulës së huazimit.
“Corriere dello Sport” shton se për momentin ka një interesim nga skuadra e Lecces që është gati që të paguajë 50% të pagës së Hysajt për 6 muajt e ardhshëm. Mbrojtësi shqiptar përfiton 2.8 milionë euro në sezon.
Në këtë mënyrë Lecce do të duhet të paguajë 1.4 milionë euro për muajt e ardhshëm, një shifër që për ta është e lart, por negociata janë duke u zhvilluar.