Lazio mund me “manita” Sampdorian, Immobile shënon tripletë (VIDEO)

Lazio e nis me spektakël fazën e dytë të Seria A duke rrëmbyer një fitore të thjeshtë 5-1 ndaj Sampdorias. Ciro Immobile vijon të jetë i pakapshëm në renditjen e golashënuesve, teksa sot ka arritur që të realizojë tre herë duke marrë dhe topin në shtëpi.

Ishte një ndeshje që do të zhbllokohej që në minutën e 7-të nga bardhekaltrit me Caicedon, i cili finalizoi një kundërsulm të shpejt. Më pas do të ishte radha e Immobiles, që shënoi dy gola në harkun e tri minutave. Njërin prej tyre e realizoi nga pika e bardhë.

Lazio uli disi ritmin në pjesën e dytë, por do të shënonte edhe dy gola të tjerë me Bastos në minutën e 54-t dhe Ciro Immobilen, i cili shënoi sërish me penallti. Sulmuesi i Lazios ka arritur në kuotën e 23 golave sezonal, duke lënë me 9 gola pas Ronaldon dhe Lukakun. Në minutën e 70-të, skuadra e Ranierit realizoi golin e nderit me Linetty-in. Lazio mban vendin e tretë me 45 pikë, 3 më pak se Juventusi dhe vetëm 1 larg nga Interi. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP