Lazio ngulmon për Kumbullën, bën gati ofertën për në verë

“Edhe Lazio është në garë për Marash Kumbulla. Drejtori sportiv bardhekaltër, Igli Tare, nuk heq dorë nga xhevahiri italo-shqiptar i Veronës. Sidoqoftë, do t’i duhet të mposhtë konkurrencën e Interit, në radhë të parë.

Mbrojtësi, i cili lulëzoi me trajnerin Juric, do të jetë një nga më të vlefshmit dhe më të kërkuarit, sapo të hapet merkatoja e verës”. Kështu shkruan sot “Corriere dello Sport”, në faqet e brendshme të saj, duke analizuar lëvizjet e mundshme të skuadrës së Lazios në merkato.

SHKARKO APP