Lazio nis negociatat me Kumbullën, ja sa kushton kartoni i talentit shqiptar
Marash Kumbulla është kthyer në një nga dëshirat e mëdha të skuadrës së Lazios. Javën e kaluar, mediet italiane kontaktuar me menaxherin e mbrojtësit shqiptar, i cili mohoi largimin e 19-vjeçarit gjatë merkatos së janarit, por nuk e hodhi poshtë mundësinë e kalimit në një skuadër të madhe verën e ardhshme.
Janë të shumta skuadrat që kanë trokitur në klubin e drejtuar nga presidenti Setti, të gatshme për ta blerë futbollistin e Kombëtares Shqiptare, madje menjëherë, për ta lënë në Verona në formë huazimi deri në fund të kampionatit. Interesin më të madh duket se e ka shfaqur Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, që ka avantazhin e të qenit bashkëkombës me Kumbullën.
Kartoni i djaloshit shqiptar vlerësohet shtrenjtë, nga 15 deri 20 milionë euro. Gjithsesi bardhekaltrit duhet t’i bëjnë mirë llogaritë pasi në garë për mbrojtësin e talentuar shqiptar është edhe Juventusi, që mund të jetë një shans i artë në karrierën e Kumbullës për t’u rritur edhe më shumë.