Lazio nuk di të fitojë, ndalet edhe në transfertën ndaj Veronës
Verona dhe Lazio ndajnë pikët në Serie A, teksa barazuan 1-1 në javën e 15-të. Zaccagni sjell avantazhin për Lazio në minutën e 23′, ndërsa Henry barazon për Verona në minutën e 70′.
Verona e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë për Duda në minutën e 77′. Elseid Hysaj aktivizohet në minutën e 29′, ndërsa ndeshja përfundon me rezultatin e barabartë.
Verona ndodhet në vendin e 18-të me 11 pikë, ndërsa Lazio në vendin e tetë me 21 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

