Lazio, objektivi Gimenez: Pse Gattuso e kërkon dhe si synon ta rilancojë

Për Rino Gattuson, Santiago Gimenez mund të jetë lëvizja kyçe për një hap cilësor të Lazios. Trajneri e ka identifikuar Gimenezin si objektivin kryesor për rolin e qendërsulmuesit në mozaikun bardhekaltër që po ndërton. Megjithatë, operacioni paraqitet shumë i komplikuar. Një disponueshmëri parësore nga ana e meksikanit i është dhënë Gattusos në disa kontakte telefonike, ndonëse lojtari pret të vlerësojë edhe perspektiva të tjera që mund të shfaqen nga tregu. Nyja kryesore mbetet formula e transferimit. Milani aktualisht nuk është i hapur ndaj propozimit të Lazios për një huazim të lidhur vetëm me të drejtën e blerjes, qoftë edhe të kushtëzuar. Klubi bardhekaltër, në këtë merkato që duhet të zhvillohet me bilanc zero (të barazojë daljet me hyrjet), nuk mund të përfshihet në blerje ekonomikisht të rënda. Kështu, Lazio mbetet në pritje, duke monitoruar situatën e Gimenezit për të vlerësuar çdo mundësi në fazën finale të merkatos. Gattuso ka bërë të qartë se është i gatshëm të presë.

Trajneri i ri bardhekaltër i ka theksuar Gimenezit se Lazio mund të jetë shansi i tij për t’u rilançuar. Shtatë golat në 18 muaj te Milani kanë zbehur etiketën e tij si golashënues, e cila ishte ndriçuar nga 65 gola në 105 ndeshje me Feyenoordin. 82 minutat pa shënuar në Botëror ishin një hije shtesë. Dëmtimi me operacion në kyçin e këmbës dimrin e kaluar ka ndikuar shumë. Pas rikthimit në fushë, ai nuk ka qenë më efikas, ndaj goli i tij i fundit daton më 23 shtator, kundër Lecces në Kupën e Italisë. Nga Botërori u kthye me një ndrydhje në kyçin e djathtë të këmbës, atë të operuar, prandaj ka qëndruar në Milanello për t’u kuruar ndërsa Milani është në Australi.

Në kursin e ri kuqezi me Amorin, nuk duket se ka më vend për të, pasi Camarda do të jetë zëvendësuesi i Gonçalo Ramos. Për Gattuson, Gimenez përfaqëson zgjidhjen ideale për rolin e qendërsulmuesit si me formacionin 4-2-3-1 ashtu edhe me 4-3-3, modulet e parashikuara për Lazion e re. Për më tepër, “Ringhio” mbështetet te mosha 25-vjeçare e meksikanit për ta rikthyer atë në nivele të larta, duke synuar edhe dimensionin e atij bomberi ndërkombëtar që kishte fituar. Për Lazion, kjo do të ishte mundësia për të pasur sërish një qendërsulmues me peshë pas largimit të Castellanos në janarin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?