Lazio përmbys “perlën” e Ribery, mban gjallë shpresat për titull (VIDEO)
Lazio ka arritur që të marrë një fitore me shumë vuajtje 2-1 ndaj Fiorentinës, në një ndeshje ku realisht kundërshtari i tyre meritonte të paktën një pikë.
Vjollcët ishin në një mbrëmje fantastike, duke treguar futboll të bukur, por pa mundur që të shënonin gola të tjerë. Ribery u tall me gjithë mbrojtjen e Lazios në minutën e 25-të, duke realizuar një gol spektakolar.
Rastet ishin të shumta për Fiorentinën, me Ghezal që tronditi shtyllën e Strakoshës. Në minutën e 67-të, Caicedo fitoi një penallti të dyshimtë, që u kthye në gol nga Immobile.
Ky gol i dha zemër ekipit bardhekaltër ë shënoi golin e avantazhit 7 minuta nga fundi i ndeshjes me Luis Alberton. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, me Lazion që mbetet në vendin e dytë, me 4 pikë më pak se Juventusi. /R.Lika-Koha Jone/