Lazio rikthen interesimin për Kumbullën, ja oferta e Igli Tares

Pasi mbylli transferimin e Muriqit, Igli Tare tashmë ka një tjetër mision, për të rrëmbyer një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, i cili prej muajsh është në orbitën e shumë skuadrave të mëdha europiane.

Interi po ngurron të mbyllë marrëveshjen e arritur prej kohësh me futbollistin dhe klubin e Veronës, dhe ashtu siç përfitoi Milani në rastin e Sandro Tonalit, të njëjtën gjë dëshiron të bëjë edhe Lazio me Kumbullën.

Igli Tare ka nisur sërish kontaktet me presidentin e Veronës dhe i ka konfirmuar gatishmërinë e lacialëve për të paguar 15 milionë euro kesh dhe kartonët e 2-3 futbollistëve të rinj për të marrë mbrojtësin e talentuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi veronezët janë më të prirur të arkëtojnë sa më shumë para kesh nga shitja e mbrojtësit, sesa futbollistë në këmbim, pasi tashmë kanë një organikë të kompletuar dhe sidomos me emra të rinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?