Lazio rikthen interesimin për Marash Kumbullën, akordi më pranë
Marash Kumbulla duket se sezonin e ardhshëm do të luajë në kryeqytetin italian. Edhe pse Juventusi dhe sidomos Interi po vazhdojnë të këmbëngulin për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Lazio ka bërë një tjetër hap konkret dhe është më pranë Kumbullas.
Sipas asaj që raporton “Il Messagero” së fundmi ka patur një tjetër takim mes Igli Tares dhe presidentit të Veronas Maurizio Setti me bardhekaltrit që kanë ngritur stekën duke ofruar 20 milionë euro plus kartonin e të riut Andre Anderson.
Një ofertë që ka kënaqur drejtuesit e Hellas dhe teksa me shumë mundësi Kumbulla sezonin e ardhshëm të luajë në “Olimpico” të Romës. Gjithsesi Lazio duhet të mbyllë sa më parë akordin për të mos pasur ndonjë surprizë të minutave të fundit nga Interi dhe Juventusi.