Lazio s’di të ndalet në Seria A, mund Brescian dhe “kërcënon” Juven dhe Interin (VIDEO)

Lazio e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2020, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-1 në transfertën ndaj Brescias. Ndeshja nisi mjaft mirë për skuadrën e Corinit që gjeti e para rrugën e rrjetës. Në minutën e 18-të, Mario Balotelli me një lëvizje mjaft të mirë në zonë, arriti që të mposhtë portierin Strakosha me një goditje të lehtë.

Vendasit e komplikojnë vetë ndeshjen, teksa në minutën e 37-të, Cistana lë skuadrën me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq. Lazio shënoi golin e barazimit me Immobilen me penallti.

Në pjesën e dytë, skuadra e Inzaghit nuk arrin që të dalë në lojën e tyre, pasi Brescia luan mjaft mirë me Tonallin, i cili dhuron spektakël në disa aksione. Gjithsesi në minutën e parë të shtesës, bardhekaltrit arritën që të shënonin me Ciro Immobilen. Me këtë fitore ekipi kryeqytetas mban vendin e tretë me 39 pikë, 3 më pak se Juventus dhe Inter. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP