Lazio, Tare nuk ndryshon objektivat por nuk ka frikë as nga ëndrrat

Lazio vijon me hapa të mëdhenj të konsolidoj pozitat në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit në Serie A, një rrugëtim fantastik për të cilin ka folur sërish arkitekti i këtij suksesi, Igli Tare. Në një intervistë për emisionin “Tiki Taka”, drejtori sportiv i Lazios foli për situatën që po përjeton ekipi kryeqytetas:

“Kemi vendosur si objektiv fiks kualifikimin në Champions League. Nëse dikush ka këtë si objektiv është e qartë se mendon që ka një ekip të fortë. Janë disa komponent të cilët po ecin në mënyrën e duhur. Puna që ka bërë Inzaghi me stafin e tij është fantastike, klima është shumë e mirë në dhomat e zhveshjes por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Janë ende 17 ndeshje për tu luajtur deri në fund të sezonit, gjatë kësaj periudhe mund të ndodh çdo gjë. Të fitosh dhe të bindësh është gjëja më e rëndësishme por për të folur për gjëra më të mëdha se Champions League është ende herët. Është ende herët të flasësh për titullin në Serie A, pavarësisht se rezultatet e thonë këtë”, vijoi më tej Igli Tare.

Nëse në 5-6 ndeshjet e fundit do të jemi ende në garë, atëherë të gjithë sëbashku do të ëndërrojmë. Ky grup e meriton aty ku ndodhet, ka shumë entuziazëm në javët e fundit, e rëndësishme është të mbajmë dhe të shfrytëzojmë këtë energji”, theksoi ndër të tjera Igli Tare.

SHKARKO APP