Leao: Me Milanin nuk është pakt ekonomik, por dashurie!

Rafael Leao do të publikojë sot librin e tij, aty ku nuk mungon një premtim dashurie ndaj Milanit në parathënie.

“Çdokush do të dëshironte të luante me Milanin. Unë doja të qëndroja për të kompletuar ciklin e rritjes që kisha nisur dhe për të treguar se sa shumë mund të jepja ende si futbollist dhe si njeri. Fitimi i titullit më mësoi se sa e bukur është fitorja në grup. Rinovimi im nuk ishte kurrë një shtytje dhe tërheqje për shkak të çështjes së parave, siç kanë thënë shumë persona.

Dhe as që kisha dyshime për drejtimin teknik që po merrte skuadra. U desh pak kohë, por gjatë firmës mendimet e mia ishin të qarta: nuk është një pakt ekonomik, por një pakt dashurie. Besimi se do t’i bëj të lumtur tifozët e Milanit mund të lexohet në faqen 143 të Buzëqeshje, jeta ime mes futbollit, muzikës dhe modës“.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ylli” portugez është pjesë e kuqezinjve prej gushtit të vitit 2019, kur u ble nga francezët e Lilles për 50 mln euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?