Leao tërbon Taren dhe Allegrin me sjelljen e tij, nxirret në merkato

Raporti mes Rafael Leão dhe Milanit  po kalon një nga momentet më të vështira, me tensione që nuk ishin parë as gjatë periudhës së rinovimit të kontratës.

Problemi nuk lidhet vetëm me rendimentin në fushë, 9 gola dhe 2 asiste në Serie A, por sidomos me sjelljen e sulmuesit portugez. Episodi i fundit, pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Lazio, ka irrituar drejtuesit dhe ambientin kuqezi.

Kamerat kapën reagimin e ashpër të Igli Tare ndaj qëndrimit të Leaos, duke treguar qartë pakënaqësinë brenda klubit. Kjo situatë ka rihapur një debat të rëndësishëm në Milano: a duhet Leao të konsiderohet ende i paprekshëm, apo është momenti për ta nxjerrë në merkato?

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse vendimi final nuk do të merret në mënyrë impulsive, drejtuesit janë të vetëdijshëm se për një ofertë të kënaqshme, Leao mund të largohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Portugezi ka një klauzolë largimi prej 170 milionë eurosh, një shifër e vështirë për t’u arritur, por që i jep Milanit avantazh në negociata, sidomos me klubet e Premier League apo ofertat nga Arabia Saudite.

Performanca jo konstante dhe sjelljet e fundit kanë ndikuar ndjeshëm në statusin e Leaos, i cili nuk shihet më si i paprekshëm në projektin e Milanit.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?