Lebron Xhejms është personaliteti i vitit në sport

Lebron Xhejms u shpall si Personaliteti Sportiv i Vitit nga revista e madhe amerikane, “Sports Ilustrated”. Basketbollisti tërhoqi vëmendjen me një deklaratë politike ndërsa pozoi për foton e kopertinës

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ishte përmbys në 19 qershor.
Lebron Xhejms fitoi titullin në NBA pas një përmbysjeje të pabesueshme, dhe zuri vend në histori.
“Sports Ilustrejtid”, revista e madhe sportive amerikane, e shpalli Personalitetin Sportiv të Vitit.
Basketbollisti numër 1 i botës ndihmoi Klivlendin të mposhtte një kundërshtar të frikshëm si Golden Stejti I rekordeve, duke qenë në dizavantazh 1-3 në finalet e plej ofit.
Ishte hera e parë në historinë e NBA-së që kjo ndodhte.
Ishte po ashtu hera e parë që Klivlendi shpallej kampion.
Një gjigand i vërtetë i koshit, Lebron u nderua si lojtari më i kompletuar i epokës, dhe ndoshta edhe I të gjitha kohëve.
Lebron u paraqit për të bërë foton e kopertinës së revistës, në Toronto të Kanadasë, me kostumin e tij të bardhë dhe me golf, veçse ishte diçka tjetër që bëri jehonë të madhe.
Xhejms kishte vendosur një paramandë në jakën e xhaketës, një send me domethënie të madhe këto ditë.
Të vendosësh sot në Amerikë një paramandë në veshje, është një deklaratë politike e të gjithë atyre që janë kundër zgjedhjes së Donald Trampit si president.
Ylli i basketbollit bën pjesë në atë grupim të madh që ishte kundër Trampit, për deklaratat e tij ndaj myslimanëve, femrave apo njerëzve me ngjyrë, duke e quajtur të rrezikshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?