Lecce turpëron Napolin e Gattusos. Hysaj e sheh sfidën nga stoli (VIDEO)

Fitorja me Juventusin, ka qenë një shkëndijë që nuk ka shërbyer për asgjë te Napoli. Skuadra e Gattusos ka pësuar një humbje shokuese 2-3 në “San Paolo” duke shfaqur probleme të shumta në mbrojtje.

Në minutën e 29-të, Falco ndalet nga portieri Ospina, por topi shkon më pas në këmbët e Lapadulës, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë me portën e boshatisur. Napoli riktheu baraspeshën në fillimin e pjesës së dytë me Milik, por që nuk do të zgjaste shumë.

Lapadula dhe Mancosu shënuan dy gola të rëndë në portën e napolitanëve, të cilët rihapën ndeshjen vetëm në fundin e kohës së rregullt me Callejon. Hysaj e ndoqi nga stoli humbjen e 9-të sezonale për Napoli, që mban vendin e 11-të me 30 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP