Leçe tenton të marrë Hysajn, ja pengesa kryesore për finalizimin e tratativës

Skuadra e Leçes po shfrytëzon merkaton e janarit për të plotësuar ekipin për trajnerin Xhampaolo. Kështu paraditen e sotme pritet që të mbërrijë Karlson, i cili do ti nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të prezantohet si lojtari më i ri i klubit.

Por lojtari në fjalë nuk do të jetë i vetmi që do të afrohet gjatë këtij sesioni të merkatos. Sipas “Corrire dello Sport” Leçe është në kërkim edhe të një qendërmbrojtësi dhe të një mbrojtësi të krahut të djathtë.

Në këtë pikë thuhet se pista Hysaj është më e nxehtë se kurrë. Shqiptari ka një pagë vjetore të rëndësishme në Romë, por ky fakt nuk ka trembur drejtuesit e Leçes, të cilët po mbajnë të hapur bisedimet.

Në ditët në vazhdim do të ketë edhe një tjetër takim mes përfaqësuesve të Hysajt dhe drejtuesve të Leçes për të gjetur një akord sa i përket pagës.

(BalkanWeb)

SHKARKO APP