Leclerc triumf spektakolar në Monza, lë pas dy pilotët e McLaren

Charles Leclerc me Ferrari fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Italisë në Formula 1 zhvilluar në pistën e Monza, suksesi i dytë sezonal për të. Një triumf i jashtëzakonshëm i pilotit monegask, që arriti të dalë i pari falë një strategjie më të mirë gomash, me vetëm një ndalesë.

Piloti i “kokëkuqes” e nisi garën nga vendi i katërt, por arriti ta fitojë atë falë menaxhimit më të mirë të gomave, duke lënë pas dy makinat McLaren, me Oscar Piastri,që la pas shokun e tij të skuadrës Lando Norris (i treti).

Në vendin e katërt u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e Carlos Sainz,. Më pas, u klasifikua Lewis Hamilton me Mercedes, i pesti. Tjetër garë zhgënjyese për Red Bull, në vendin e gjashtë me Max Verstappen, ende në krizë e që humbet terren karshi Norris në renditjen e përgjithshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?