Ledio Pano, shqiptari me rekord botëror që nuk ka humbur asnjë penallti

Ledio Pano mban rekordin ndërkombëtar të FIFA me 50 penallti të sakta në karrierë.  I biri i legjendës së futbollit Panajot Pano njihet nga organizmat ndërkombëtarë si futbollisti që nuk ka gabuar asnjë nga 50 penalltitë e goditura në karrierën si profesionist.

Pano, pjesën më të madhe të karrierës së tij e zhvilloi në Greqi me Skoda Xanthi, Pas Giannina dhe Panelefsiniakos, teksa në Shqipëri ka luajtur me Partizanin dhe Luftëtarin. Për Kombëtaren kuqezi, Ledjo Pano ka zhvilluar 9 ndeshje, duke shënuar një gol.

“Kurrë nuk e kam parë portierin në sy. Gjithmonë e dija se ku do ta gjuaja topin”, ka thënë Pano për UEFA-n. Ai është një rekordmen për momentin në Botë, ndërkohë që pas tij është Vladislav Stoyanov me 24 penallti të ekzekutuara saktë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?