Legjenda e Armenisë: Vetëm për fitore, në Shqipëri!

Khoren Hovhannisyan, një ndër futbollistët legjendarë të Armenisë, pretendon se armenët do ta fitojnë ndeshjen e ardhshme ndaj ekipit tonë përfaqësues në Elbasan. Kjo ndeshje do të luhet më 29 mars në “Elbasan Arena”  edhe pse për kuqezinjtë e Gianni de Biasi ka vetëm një alternativë: fitorja. Lojtarët e kombëtares së Armenisë do të grumbullohen në Yerevan para ndeshjes me Shqipërinë nga data 23 deri më 27 mars dhe më pas do të udhëtojnë drejt Tiranës për eliminatoret, “Francë 2016.” – “ Kur isha trajner i Armenisë, në vitet 1996-97, një ndeshje përfundoi në barazim dhe në ndeshjen tjetër ne e mundëm Shqipërinë 3-0,” – kujton ai. Hovhannisyan është shprehur për “Novosti-Armenia” se Armenia është në gjendje ta fitojë ndeshjen e parë në fushën tonë, ndaj kuqezinjve. – “Mendoj se skuadra jonë kombëtare është gati për ndeshjen dhe për ta fituar atë.” Ai shton se futbollistët armenë do të bëjnë të gjithë përpjekjet për të shënuar fitoren e munguar në këtë takim. Për Euro 2016, Armenia ndodhet në të njëjtin grup eliminator me Shqipërinë, Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë, por në renditjen e muajit të fundit në FIFA është skuadra e vetme që pozicionohet pas nesh, me plot 18 vende poshtë në renditje. Danimarka, me shtatë pikë të shënuara në katër ndeshje, ka lënë pas rivalët e tjerë të grupit, pas ndeshjeve të para. Portugalia ka 6 pikë dhe Shqipëria 3 pikë, po pas tre ndeshjeve, por për kuqezinjtë përfshihet  edhe ajo me Serbinë në Beograd, që u ndërpre dhe iu dha në tavolinë ekipit serb. Shqipëria mund t’i rimarrë pikët në mesin e muajit prill, pasi e ka çuar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lousanë. Armenia dhe Serbia, pas tre ndeshjeve të para, kanë vetëm nga një pikë dhe për këtë arsye armenët vijnë me pretendime të larta që të fitojnë këtë ndeshje në fushën tonë, ndryshe federata e këtij vendi ka paralajmëruar shkarkimin e trajnerit të Armenisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?