Legjenda Modric i jep fitoren Milanit ndaj Bolognës
Në ndeshjen e mbrëmjes së javës së tretë të Serie A, Milani arriti fitoren e parë para tifozëve të vet në “San Siro”, duke mposhtur Bolognën me rezultatin minimal 1-0. Pas humbjes në debutim ndaj Cremonezes, kuqezinjtë reaguan me forcë dhe siguruan tre pikë të arta.
Heroi i mbrëmjes ishte kroati 40-vjeçar, Luka Modric, i cili në minutën e 61-të gjeti golin e fitores me një goditje të saktë nga distanca, pas një asisti të Saelemaekers.
Milani krijoi shumë raste, por u ndal katër herë nga shtyllat: dy herë Gimenez (njëra pasi topi kishte dalë jashtë), si dhe Estupinan e Ricci.
Lajm i keq për Stefano Piolin ishte dëmtimi i portierit Mike Maignan, i cili u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi në pulpë. Tension pati edhe në fundin e sfidës, kur trajneri Allegri u ndëshkua me karton të kuq pas protestave për një penallti të anuluar nga VAR-i ndaj Nkunku.
KOHA JONË SONDAZH

