FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Legjionarët, gola dhe asiste në fundjavë. Uzuni ndihmon në barazimin ndaj Barcelonës

Myrto Uzuni ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Granadas në barazimin 3-3 me Barcelonën. Për 84 minuta lojë, sulmuesi shqiptar ishte i mbuluar nga të paktën dy mbrojtës të Barcelonës.

Ai pati mundësinë t’i shërbente skuadrës me një assist të dhënë në golin e dytë. Në Turqi, asisti i Sokol Cikalleshit përcaktoi golin e fitores për Konyaspor ndaj Ankaragucu. Ishin tre pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Rey Manaj realizoi një kryevepër ndaj Caykur Rizespor. Goli vlen 3 pikë dhe Sivasspor shpreson kupat e Europës. Sulmuesi i shpresave, Cristian Shpendi gjeti sërish rrugën e rrjetës në sfidën e Cesena në fushën e Rimini. Golashënuesi më i mirë në grupin B të kategorisë së tretë të futbollit Italian me 15 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te goli u rikthye edhe Arbnor Muçolli. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një penallti në fitoren e skuadrës së tij, Goteborg 3-1 ndaj Brondby. Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan të gjithë futbollistët e kombëtares A.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?