Leipzig shkakton surprizën e madhe, eliminon Atleticon nga Champions League (VIDEO)

Leipzig vijon ëndrrën në Champions League, duke dhuruar surprizën e madhe ndaj Atletico Madrid në çerekfinale. Skuadra e Nagelsmann fitoi 2-1 në Lisbonë.

Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra gjermane për pjesën më të madhe të ndeshjes, por që do të zhbllokohej vetëm në fillimin e fraksionit të dytë. Në minutën e 50-të, Sabitzer dha një pasim fantastik për Dani Olmo, i cili arrin që të shënojë me kokë në portën e Oblak.

Simeone hedh në fushë Joao Felix, i cili fitoi një 11-metërsh, të cilën do ta kthente po vetë në gol në minutën e 71-të. Kur dukej se ndeshja do të shkonte në shtesë, Leipzig do të shënonte sërish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tyler Adams me një goditje në hyrje të zonës, arrin që të mposhtë portierin Oblak, teksa u ndihmua edhe nga një devijim. Në gjysmëfinale Leipzig do të përballet me PSG. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?