Leku nuk po bën punë, PSG-ja i ofron Mbappes shiritin e kapitenit
Ka raste kur leku nuk bën punë dhe këtë po e provon Paris Saint-Germain. Ekipi është duke përdorur “të gjitha letrat”për të rinovuar me Kylian Mbappé dhe për ta mbajtur francezin në “Parc des Princes”, duke i premtuar shiritin e kapitenit të skuadrës.
Kontrata e sulmuesit përfundon këtë verë dhe duket se Real Madrid është në “pole position” për të firmosur me të, por PSG-ja po përdor çdo mundësi për ta mbajtur Mbappenë në Paris.
Gjendur përpara një fakti të tillë, klubi francez ka vendosur t’i dhurojë sulmuesit diçka që paraja nuk mund ta blejë dhe bëhet fjalë pikërisht për shiritin e kapitenit.