Lenjani i fashuar, flet nga shtrati i spitalit: Operimi shkoi mirë. Një mesazh për kuqezinjtë-FOTO

Dëmtimi që mori në ndeshjen me Spanjën ka bërë që Ermir Lenjani t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare u dëmtua dje në minutën e 45, gati në mbarim të pjesës së parë nga një goditje me bërryl nga Sergio Buskets gjatë një dyluftimi në ajër dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Shkodrës.

demtohet-lenjani

Swiss Digital Desktop Reklama

Lenjani ka folur për herë të parë pas dëmtimi duke falënderuar mjekët por ka edhe një mesazh për kuqezinjtë. Ai shfaqet me fashë në pjesën e djathtë të kokës dhe me vigonë në krah.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Faleminderit mjekëve të spitalit në Tiranë të gjithëve për kujdesin. Operimi ka shkuar mirë dhe tani jam në gjendje të mirë. Mëkat që humbëm ndeshjen por do të rikthehemi tek fitoret. Gjithashtu ju falënderoj për mesazhet e dërguara në adresë timen. EL3”, shkruan Lenjani në Facebook.

Pas zëvendësimit nga Aliji, Shqipëria ndoshta edhe për shkak të largimit të bashkëlojtarit të gjakosur pësoi 2 gola në 8 minuta, duke rënë nga vendi i parë në grupin G në të tretin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?