Leo Messi gati të divorcohet me Barcelonën

Rinovimi i Lionel Messit me Barcelonën vijon të monitorohet me vëmendje nga klubet britanike

Sipas asaj që publikohet në të përditshmen ‘El Mundo Deportivo’, në drejtim të argjentinasit ka ardhur një propozim nga një prej skuadrave të Premier League, për të mos rinovuar kontratën që skadon në vitin 2018. Gjithnjë sipas ‘El Mundo’, Messit i është ofruar shifra marramendëse prej 100 milionë eurosh në mënyrë që ai të largohet nga Spanja në verën e 2018-s.

Kjo do të thotë se klubi i interesuar nuk do të jetë i detyruar të paguajë klauzolën prej 250 milionë të asit argjentinas, duke e kompensuar me pagesën e 100 milionëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendohet se pas kësaj oferte tunduese qëndron Manchester City, por askush nuk e konfirmon një lajm të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, në fillim të muajit dhjetor drejtuesit e Barcelonës presin ardhjen në Spanjë të babait dhe agjentit të futbollistit, Jorge Messi, për të zhvilluar bisedimet me të për zgjatjen e kontratës së 29-vjeçarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?