Leo Messi për rekord në Champions, duhet kaluar Ronaldo!
Champions League
Ndeshjet e 1/16-ve -Sot
20:45 Atletiko M. – Bajer L. (0-1)
20:45 Monako – Arsenal (3-1)
Nesër
20:45 Barcelona – Mançester S. (2-1)
20:45 Borusia D. – Juve (1-2)
Champions/
Lionel Messi do të tentojë këtë të mërkurë ndaj Manchester City, në ndeshjen e kthimit, e vlefshme për një vend në çerekfinale, që t’i përgjigjet garës me Cristiano Ronaldos, i cili vendosi dy rekorde historike në Ligën e Kampioneve javën e kaluar. Autor i dy golave në rezultatin 4-3 ndaj Shalke 04, ndonëse Real Madrid kaloi më tej pa shkëlqim, ( ndeshja e parë përfundoi 2-0 për Real), Ronaldo vendosi rekordin e golave në kompeticionet evropiane të klubeve (78), një më tepër se Raul dhe dy më tepër se Messi. Ai gjithashtu arriti argjentinasin në krye të klasifikimit historik të Ligës së Kampioneve me 75 gola. Ndërkohë, bashkë me Messi , Ronaldo është në vendin e dytë të klasifikimit të sezonit aktual (8 gola secili), duke mbetur pas futbollistit Luiz Adriano, i cili ka shënuar 9 gola pas eliminimit të Shakhtar Donetsk, nga Bayern Munich.
Shënuesit më të mirë në sezonin aktual:
9 gola: Luiz Adriano (Shakhtar Donetsk)
8 gola: Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Messi (FC Barcelona)
6 gola: Agüero (Manchester City), Cavani (Paris SG), Benzema (Real Madrid)
Shënuesit më të mirë nga sezoni 1992-93:
1. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 75
2. Lionel Messi (Barcelone) 75
3. Raul (+) 71
Shënuesit më të mirë të klubeve evropiane:
1. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 78
2. Raul (+) 77
3. Lionel Messi (Barcelona) 76
KOHA JONË SONDAZH

