Leonardo: Ronaldo te PSG-ja? Ndonjëherë ndodhin gjera të jashtëzakonshme …

PSG rikthehet fuqishëm në garë për Cristiano Ronaldo. Ose e thënë më mirë, klubi parisien nuk e ka humbur asnjëherë interesin për sulmuesin portugez.

Vetë drejtori sportiv i klubit francez Leonardo foli gjithashtu për këtë, gjatë seancës së gjatë të pyetjeve dhe përgjigjeve me tifozët: “Është normale që emri i tij është i lidhur me PSG, sepse PSG është pjesë e atij rrethi të vogël të klubeve që mund ta përballojnë atë.

Edhe nëse situata është e komplikuar për të gjithë, tregu është një çështje mundësie, përtej planifikimit. Ndonjëherë ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Por nuk ishte mundësia gjatë tregut të fundit.

Neymar dhe Mbappe? Ata kanë një kontratë deri në vitin 2022. Prej kohësh jemi në tratativa, por tashmë jemi në fazë finale. Objektivi ynë është që të ndërtojmë të ardhmen me ta”, deklaroi braziliani.

SHKARKO APP