Letonia humbet një nga lojtarët e rëndësishëm ndaj Shqipërisë, u bë baba i dy vajzave binjake

Futbollisti i njohur i Letonisë, Jānis Ikaunieks, natën e së shtunës është bërë baba i dy vajzave binjake, ndërsa vetëm disa orë më vonë ka zbritur në fushë me kombëtaren e tij kundër Serbisë. Në sfidën e zhvilluar të shtunën, ku Letonia u mund nga Serbia me rezultatin 0:1, Ikaunieks u zëvendësua pas pjesës së parë.

“Jānis Ikaunieks është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë, por tani për tani në botë ka të paktën tre njerëz që e kanë më shumë nevojë për të,” thuhet në njoftimin e komëtares letoneze.

Letonia do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Kombëtares sonë, të martën në mbrëmje. Futbollisti 30-vjeçar ka zhvilluar deri tani 68 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar 12 gola, duke qenë një mungesë e rëndësishme për skuadrën mike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?