Levandovski rinivon me Bajernin deri në 2021
Në momentin që kërkesat kanë qenë të shumta për të marrë shërbimet e qendërsulmuesit të Bajernit nga klube të ndryshme të rëndësishme, Bayerni ka lëvizur shpejt dhe ka marrë një vendim.
Drejtuesit e klubit bavarez nuk kanë dashur që të rrezikojnë duke e blinduar me një kontratë të re.
Polaku ka nënshkruar kontratën e re që e mban të lidhur me Bayernin deri në vitin 2021. Lajmi u bë publik nga vetë klubi bavarez ne rrjetin social “Twitter”.
Levandovski ka pasur një karrierë gjithnjë në ngritje dhe ka treguar stabilitet në rradhët e kampionëve të Gjermanisë, madje loja e tij është përmirësuar dhe pjekur më shumë.
Për sa i përket kontratës së re ish futbollisti i Dormundit tha:
“Jam shumë i lumtur që arritëm t’i mbyllim pozitivisht negociatat dhe që do të qëndrojë edhe për disa vite me Bayernin. Shpresoj që të shënojmë sa më shumë gola.”
KOHA JONË SONDAZH

