Leverkusen befason Dortmundin, fiton në “Signal Iduna Park”

Bayer Leverkusen ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur 1-0 Borussia Dortmund në javën e 29-të të Bundesliga.

Ndeshja e zhvilluar në Signal Iduna Park u vendos nga një gol i vetëm, i realizuar nga Robert Andrich në minutën e 42-të. Mesfushori shfrytëzoi një moment pakujdesie nga vendasit për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij pak para përfundimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, vendasit shtuan presionin dhe krijuan disa raste të mira shënimi, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Përpjekjet e vazhdueshme të Dortmundit nuk u konkretizuan, duke vulosur humbjen minimale në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë sukses, Bayer Leverkusen ngjitet në kuotën e 52 pikëve, duke u renditur në vendin e pestë në tabelë. Ndërkohë, Borussia Dortmund mbetet në vendin e dytë me 64 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?