Leverkusen bie, dështon të afrohet me Bayern-in

Bayer Leverkusen humbi një mundësi për të ngushtuar diferencën për titull me Bayern Munich, pasi u mposht 2-0 nga Werder Bremen në BayArena.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për ekipin e Xabi Alonsos, diçka që nuk kishte ndodhur që nga maji 2023.

Leverkusen e nisi keq ndeshjen, duke pësuar gol që në minutën e shtatë. Romano Schmid shënoi pas një aksioni të bukur të Bremenit, ndërsa vendasit nuk patën asnjë goditje në portë në 20 minutat e para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Florian Wirtz u fut nga stoli, por u detyrua të largohej i dëmtuar. Në fund, Justin Njinmah vulosi humbjen me një gol në kohën shtesë, duke lënë Leverkusenin 8 pikë pas Bayernit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?