Leverkusen dhe Xhaka nis sot misionin për të mbrojtur titullin në Bundesligë, sfidon Gladbahun

Bundesliga nis sot sezonin e ri, me kampionët në fuqi, Bayer Leverkusen që nis misionin për të mbrojtur titullin e parë ku do të ketë përballë Gladbahun.

Sezoni i kaluar do të ishte perfekti nëse nuk do të ishte për atë finale të humbur në Europa Ligë në Dublin ndaj Atalantës. 51 ndeshje pa humbje një rekord absolut, i skuadrës së Alonsos vitin e shkuar e cila u ndal vetëm nga Atalanta e Gasperinit, që e mposhti 3-0.

Granit Xhaka është gati për të udhëhequr sërish Leverkusenin, ku do të sfidojë Bayernin e Kompany dhe Dortmundin, dy skuadra me shumë kualitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gladbach zhvilloi një fazë përgatitoree shumë të mirë, duke fituar të shtatë ndeshjet e tyre miqësore dhe filloi fushatën e re me një fitore në kupë ndaj Aue.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, ata u përballën kryesisht me kundërshtarë të kalibrit të ulët, ndërkohë që sezonin e kaluar e mbylli pa fitore në 6 duelet e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?