Leverkusen fiton ndaj Heidenheim, shkon +8 nga Bayerni në renditje

Bayer Leverkusen vijon rrugëtimin drejt titullit kampion, teksa sot mori një fitore 1-2 në transfertën ndaj Heidenheim dhe shkon përkohësisht +8 ndaj Bayernit ndjekës në renditje.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso mori avantazhin në minutat shtesë të pjesës së parë me Frimpong, ndërsa në të 81-tën ishte Adli që dyfishoi shifrat.

Në të 87-ën Pieringer shënoi për vendasit e Heidenheim, duke rihapur ndeshjen, por deri në fund Leverkusen ruajti fitoren.  “Aspirinat” marrin kështu një tjetër sukses, që i ngjit përkohësisht në kuotën e 58 pikëve, i ndjekur nga Bayerni i Mynihut me 50 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?