Leverkusen fiton ndaj Wolfsburgut, mbetet +10 pikë nga Bayerni (VIDEO)
Bayer Leverkusen vijon rrugëtimin drejt titullit kampion në Bundesligë, teksa koleksionoi 3 pikët e radhës. “Aspirinat” mposhtën 2-0 Wolfsburgun, në një ndeshje që u kushtëzua dhe nga dalja me karton të kuq të Jenz që në minutën e 28-të për miqtë.
Skuadra e Alonsos e pati të thjeshtë më pas duke zhbllokuar shifrat në minutën e 37-të me Tella. Më pas në fundin e ndeshjes Wirtz shënoi dhe golin e dytë që do të vuloste suksesin e radhës.
Leverkusen mbetet në krye me 67 pikë, 10 më shumë se Bayerni, që mbetet në vendin e dytë.
https://twitter.com/i/status/1766904488445522065
https://twitter.com/i/status/1766921010388058587
KOHA JONË SONDAZH

