Leverkusen mahnit Gjermaninë dhe Europën
Pas sundimit 11 vjeçar, Bayern Munich është pranë shkarkimit si “mbret” i futbollit gjerman. Gjiganti i Bundesligës u mposht në mënyrë spektakolare nga Bayer Leverkusen, që jo vetëm mori 3 pikët në një duel emocionesh, por arriti të dominojë totalisht mbi një skuadër të ndërtuar për tituj.
Nën drejtimin e Xabi Alonsos, “aspirinat” thelluan në 5 pikë distancën me Bayern Munich dhe rruga drejt trofeut të Bundesligës shihet si autostradë për ta.
Ata i ndihmon fakti se është e vetmja skuadër e pamposhtur në të gjitha garat këtë sezon në mesin e 50 kampionateve më të mira evropiane. 31 ndeshje, 27 fitore, 4 barazime, 93 gola të shënuar dhe 22 të pësuar.
Leverkusen duket se ka edhe një pikë tjetër të fortë, mbrojtjen. Në fitoren ndaj Bayern shënuan tre të tillë, rastësi jete, që shton akoma dhe më shumë impresionin e kësaj skuadre në Gjermani dhe jo vetëm.