Leverkusen “shuplakë” ndaj Freiburgut, mban hapin e Bayernit

Bayer Leverkusen ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur 5-1 Freiburgun, duke ndjekur hapin e Bayern Munich. Në “BayArena” të besuarit e Xabi Alonsos s’e vendosën në diskutim suksesin paçka se Ëirtz gaboi penalltinë në minutën e 33-të.

Në fundin e pjesës së parë Patrik Schick shënoi një gol “të ëmbël” për epërsinë e “Aspirinave”. Me fillimin e pjesës së dytë Ëirtz shënoi golin e dytë, para se Grifo të shkurtonte për miqtë.

Më pas duhej Schick që në minutat 67, 74 dhe 77 të shënonte tre gola të tjerë për “pokerin” personal. Bayern Munich udhëheq renditjen me 36 pikë, katër më shumë se Leverkusen.

SHKARKO APP