Lewandowski zbulon problemet e Bayernit: Disa lojtarë rrinë shumë në celularë!

Robert Lewandowski është një nga futbollistët e rrallë që pëlqen t’i thotë gjërat hapur në mediat, ndërkohë që në fushë jep gjithmonë maksimumin duke ndihmuar ekipin me gola dhe asist. Sulmuesi polak ka zbuluar disa nga problemet që ka ekipi bavarez.

 

“Një shtyllë kurrizore e skuadrës, që përbëhet vetëm nga Neuer dhe Lewandowski nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të kemi nga një lider në secilin repart të skuadrës: portë, mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Kjo do të ishte e përsosur, sepse një lojtar nuk mund t’i bartë të gjitha këto përgjegjësi mbi supe.

Lojtarët e rinj? Ata janë më të rezervuar, ose kanë probleme me gjuhën. Dy, ose tre muaj në një vend të ri janë mjaftueshëm për t’u adaptuar e dhënë kontributin e duhur. Kjo është ajo që ne presim. Personalisht shoh mungesë udhëheqjeje nga brezat e rinj.

Ato ndoshta kanë pak frikë të flasin. Është një gjeneratë që shkruan shumë mesazhe në celular, që komunikon shumë në internet, flet më pak me telefon, bisedon thuajse fare ballë për ballë. Është një problem kulturor i kësaj gjenerate”, tha Lewandowski për “Suddeutsche Zeitung”.

SHKARKO APP