Liga e Europës, shuhet ëndrra e kualifikimit për shqiptarët

Ansi Agolli, Burim Kukeli dhe Armando Sadiku i kanë dhënë lamtumirë ëndrrës për të vazhduar më tej në Ligën e Europës, pas humbjeve që kanë pësuar sot me skuadrat e tyre në ndeshjet e fundit në këtë turne.

Karabaku i Ansi Agollit duhej të fitonte ndaj Fiorentinës në ndeshjen kundër italianëve. Por pavarësisht një loje të mirë të kapitenit të kombëtares shqiptare, Karabaku ka dalë i mundur nga fusha e lojës me rezultatin 2-1. Kjo humbje, e kombinuar me suksesin 2-0 të PAOK ndaj Slovan Liberec, ka zbritur në vendin e tretë ekipin nga Azerbajxhani duke e nxjerrë jashtë Ligës së Europës.

Duhej një fitore dhe gola, por Zyrihu nuk ka arritur as njërën dhe as tjetrën në Turqi ndaj Osmanlisporit vendas duke mbyllur grupin në vendin e katërt. Në ndeshjen e fituar me shifrat 2-0 nga skuadra turke, Kukeli zbriti në fushë që nga minuta e parë, ndërsa Sadiku u aktivizua vetëm në minutën e 60. Por kur zviceranët filluan të sulmonin në kërkim të golit të kualifikimit, ekipi turk realizoi shpejt dy herë për të mbyllur diskutimin dhe për të kaluar në turin tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

GRUPI J

Swiss Digital Mobile Reklama

PAOK-Slovan Liberec 2-0
29′ Rodrigez, 67′ Pelkas

Karabak-Fiorentina 1-2
73′ Reinaldo / 60′ Veçino, 76′ Kiesa

Grupi L

Osmanlispor-Zyrih 2-0
73′ Delarzh, 89′ Kiliçaslan

Vijareal-Steaua Bukuresht 2-1
16′ Sansone, 88′ Trigueros / 56′ Akim

/PanoramaSport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?