Liga e Kampioneve, të gjitha llogaritë për t’u kualifikuar
Kualifikimi për në turin tjetër të Ligës së Kampioneve nuk është mbyllur plotësisht, ndërsa sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve. Janë ende 4 vende të paplotësuar për në fazën tjetër, ndërsa mund të ketë shumë ndryshime në përcaktimin e vendeve të para dhe të dyta në grupe. Kjo renditje është vendimtare për sa i përket hedhjes së shortit për fazën e ardhshme.
Grupi A – Kualifikimi është arritur për PSG dhe Arsenalin, që sot do të përcaktojnë vendin e parë dhe të dytë. Në rast barazimi pikësh, PSG do të marrë vendin e parë për shkak të rezultateve në ndeshjet direkte (Renditja: PSG 11 pikë, Arsenal 11, Ludogorets 2, Bazel 2. Sot luajnë: Bazel-Arsenal dhe PSG-Ludogorets).
Grupi B – Për të kaluar në fazën e 1/8 të Ligës së Kampioneve, Napolit i duhet të paktën një barazim. Duke fituar sot kundër Benfikës, skuadra e Sarrit do të ishte e para në grup, ndërsa nëse do të marrë vetëm një pikë, renditja finale do të varej nga rezultati i Beshiktashit. Nëse turqit do të fitojnë, Napoli do të kualifikohej, por në vendin e dytë, ndërsa nëse Beshiktashi barazon ose humbet, atëherë Napoli siguron vendin e parë. Në rast të humbjes ndaj Benfikës, ekipi i Sarrit do të ketë nevojë për një humbje të Beshiktashit për t’u kualifikuar në vendin e dytë (Renditja: Napoli dhe Benfika 8 pikë, Beshiktash 7, Dinamo Kiev 2. Sot luajnë: Benfika-Napoli dhe Dinamo Kiev-Beshiktash).
Grupi C – Gjithçka është përcaktuar, Barcelona ka siguruar vendin e parë dhe Mançester Siti të dytin. Edhe nëse Borusia do ta barazonte me pikë Mançesterin, ndeshjet direkte flasin për anglezët (Renditja: Barcelona 12 pikë, Mançester Siti 8, Borussia Munshengladbah 5, Sëlltik 2. Sot luajnë: Siti-Sëlltik dhe Barcelona- Borusia).
KOHA JONË SONDAZH

