Mbyllet pjesa e parë/ Asllani i shënon San Marinos dhe ngre peshë kuqezinjtë në ”Air Albania”
Kombëtarja shqiptare e ka nisur në mënyrën më të mirë përballjen me San Marinon këtë mbrëmje në ”Air Albania”. Kuqezinjtë kanë gjetur rrugën e rrjetës, me Kristjan Asllanin që shënoi në minutën e 11-të, golin e parë të sfidës. Mesfushori kuqezi ka ndezur atmosferën në stadiumin e kryeqytetit, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin dhe duke ngritur në këmbë tifozët shqiptarë. Një nisje perfekte për ekipin kuqezi në këtë ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Shqipëri 1-0 San Marino
Asllani 11′
Komenti Live:
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
45′ Della Balda futet në zonë dhe godet me të djathtën, por ndalet nga Dajsinani.
38′ Fabbri shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asllanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
34′ Arbër Hoxha lëviz bukur në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij ndalet në duart e portierit Colombo.
22′ Manaj godet brenda zonës, por topi përplaset në shtyllë.
11′ Goool Shqipëria 1-0/ Asllani provon me një predhë nga distanca dhe topi përfundon në rrjetë. (Video)
8′ Manaj godet me të djathtën në hyrje të zonës, por ndalet nga portieri Colombo.
7′ Pilo pason për Muçin, me këtë të fundit që godet me të djathtën, duke e çuar topin jashtë.
5′ Hysaj hedh një krosim në zonë dhe Asllani godet me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.
1′ Starton sfida!

