Liga e Kombeve/ Sot luhet gjysmëfinalja mes Gjermanisë dhe Portugalisë

Final Four i Ligës së Kombeve nis sot në orën 21:00 në Gjermani, me përballjen mes vendit pritës dhe Portugalisë së udhëhequr nga Cristiano Ronaldo dhe trajneri Roberto Martínez. Kjo është gjysmëfinalja e parë e turneut, ndërsa sfida tjetër mes Francës dhe Spanjës do të zhvillohet të enjten.

Cristiano Ronaldo, edhe një herë, gjendet në qendër të vëmendjes – jo vetëm për rolin e tij në fushë, por edhe për të ardhmen e tij të pasigurt në aspektin e klubit. Edhe pse spekulimet flasin për një qëndrim të mundshëm te Al Nassr, kontrata e tij aktuale përfundon më 30 qershor dhe ende nuk është rinovuar.

Një tjetër faktor intrigues është mundësia që ai të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, që mbetet një opsion tërheqës për sulmuesin veteran.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?